
Ishujt spanjollë të pushimeve, Ibiza dhe Formentera, janë goditur nga stuhi shiu.
Destinacionet e njohura mesdhetare u vunë nën "alarm të kuq" të martën, pasi shërbimi kombëtar i motit i vendit AEMET paralajmëroi për "shira të rrëmbyeshëm" dhe përmbytje.
Që nga ora 20:30 sipas orës lokale të së martës, kryeqyteti i Ibizës, Ibiza Town, kishte pregjistruar 254 mm shi gjatë 24 orëve të fundit, me aeroportin e Ibizës që regjistroi 174 mm. Në Formentera u regjistruan 109 mm shi në të njëjtën periudhë.
Shifra ditore e reshjeve në aeroport ishte më e larta që nga viti 1952, ndërsa Ibiza Town dhe Formentera patën më shumë shi në një ditë që nga viti 2015. 254 mm në Ibiza Town ishin më shumë se gjysma e asaj që bie normalisht në zonë në një vit të tërë.
Shërbimi paralajmëroi për "rrezik të jashtëzakonshëm" ndërsa lëshoi alarmin, i cili ishte në fuqi deri në orën 16:00 sipas orës lokale.
Njësia e emergjencës ushtarake spanjolle (UME) është vendosur në ishuj, me përforcime që priten nga Majorka dhe Valencia, pasi mësimet e pasdites në shkollë u pezulluan dhe takimet mjekësore u anuluan. Pamjet tregojë rrugë të mbuluara nga uji dhe makina nën ujë. Versus.al







