BOTA /

Alarm! Jerusalemi aktivizon sirenat/ Izraeli në gatishmëri, lëshohet një raketë nga Jemeni

Ushtria izraelite raportoi sot për një lëshim rakete nga Jemeni, ndërkohë që sirenat e alarmit u dëgjuan për pak çaste në Jeruzalem dhe pasuan tinguj të largët shpërthimesh

Shkruar nga Versus

Alarm! Jerusalemi aktivizon sirenat/ Izraeli në gatishmëri,

Ushtria izraelite raportoi sot për një lëshim rakete nga Jemeni, ndërkohë që sirenat e alarmit u dëgjuan për pak çaste në Jeruzalem dhe pasuan tinguj të largët shpërthimesh, sipas gazetarëve të Agjencisë Franceze të Lajmeve.

“Sirenat u dëgjuan në disa zona të Izraelit pasi u konfirmua se një raketë ishte lëshuar nga Jemeni. Po shqyrtohen rezultatet,” thuhet në një deklaratë të ushtrisë izraelite në anglisht. Në një deklaratë të veçantë në hebraisht, ushtria shtoi se dy “raketa” u lëshuan, “sipas të gjitha gjasave”, nga Jemeni.

“U ndërmorën përpjekje për t’i ndalur, dhe po shqyrtohet efektiviteti i tyre,” theksohet më tej, duke lënë të kuptohet se ndoshta ndërhyrja ka qenë e suksesshme. Sipas policisë izraelite, sirenat e mbrojtjes ajrore u dëgjuan në Jeruzalem, Tel Aviv dhe në qendër të Izraelit. Banorëve të këtyre zonave iu kërkua të qëndrojnë në strehimoret e përcaktuara për të paktën dhjetë minuta pasi sirenat të kishin pushuar.

Tension i shtuar nga Jemeni dhe Houthit

Të premten, ushtria izraelite njoftoi se kishte ndërprerë një dron që po afrohej nga lindja, ndërsa rebelët Houthi në Jemen morën përgjegjësinë për nisjen e dy raketave drejt Izraelit.

Që nga fillimi i luftës në Gaza më 7 tetor 2023 – e shkaktuar nga sulmi i paprecedentë i Hamasit ndaj Izraelit – rebelët Houthi kanë kryer dhjetëra sulme me raketa dhe dronë kundër Izraelit.

Eritrea dhe sulmet ndaj anijeve

Në Detin e Kuq – një zonë kyçe për tregtinë globale – Houthit kanë sulmuar gjithashtu anije që akuzojnë se kanë lidhje me Izraelin.

Këto sulme u ndalën me armëpushimin e shpallur më 19 janar, por u rifilluan pasi Izraeli nisi sërish ofensivën në Gaza më 18 mars.

Tags:

jemen sirena

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: