Rreth 40 atletë pjesëmarrës në Lojërat Olimpike të Parisit kanë rezultuar pozitivë me Covid. Sipas mmediave frnceze, zbulimi I rasteve është bërë zyrtarisht dhe konfrmuar të marten dhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
"Nuk është për t'u habitur të shohësh atletë të infektuar, sepse virusi qarkullon mjaft shpejt në vende të tjera," tha një epidemiologe përgjegjëse për gatishmërinë ndaj epidemisë dhe pandemisë në OBSH, gjatë një konference për shtyp në Gjenevë.
“Në muajt e fundit, shumë vende kanë regjistruar shpërthime të Covid, përfshirë në Lojërat Olimpike, ku të paktën 40 atletë rezultuan pozitivë,” tha ajo.
Nga ana tjetër përfaqësuesja e OBSH-së theksoi se tashmë Covid19 është rishfaqur pothuajse në çdo vend të botës javët e fundit








