BOTA /

Albin Kurti pranon formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe: Vetëm si paketë e plotë

Kurti tha se pranon krijimin e Asociacionit vetëm si paketë totale me të gjitha pikat e saj.

Shkruar nga Versus

Albin Kurti pranon formimin e Asociacionit të komunave me shumicë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një inversitë për median “Al Jazeera” deklaroi se ai e pranon Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe.

“Pyetje direkte: Asociacioni, po apo jo?”, pyetet Kurti në një dokumentar me titullin “Kosova: Krijimi i një shteti”.

Ai tha se Asociacioni është një marrëveshje që i është trashëguar qeverisë së tij nga kryeministrat e mëparshëm dhe se e pranon si paketë të plotë, jo vetëm me pika të caktuara ku Serbia sheh interes zbatimi.

“Natyrisht që Asociacioni i komunave me shumicë serbe është diçka që e kam trashëguar nga paraardhësit e mi. Megjithatë kjo është pjesë e marrëveshjes bazike tash. Neni 7 thotë se komuniteti serb duhet të ketë vetëmenaxhim. Nga ana tjetër, neni 10 thotë se të gjitha marrëveshjet e nënshkruara më parë duhet të zbatohen. Kështu që unë nuk e mohoj këtë. Megjithatë, vetëm si pjesë të pakos së normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me njohje të ndërsjellë”, thotë Kurti.

Ai tha se s’mund të zgjidhet vetëm njëra prej 39 marrëveshjeve me Serbinë, “sikur të jetë tavolinë suedeze” dhe “as ta vendosni përpara marrëveshjes bazë”.

“Si pako, kam thënë po”, nënvizoi kryeministri.

Ndërkohë, ditën e sotme në Bruksel po mbahet takimi i radhës mes kryenegociatorëve të Serbisë dhe Kosvosvës për të arritur një marrëveshje që do të garantojë normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: