BOTA /

Aleksandër Vuçiç: Më thonë se mamaja ime ka tradhtuar babain me një shqiptar

Edhe më herët Vuçiç ka folur për ngjashmërinë e tij me gazetarin shqiptar Fahri Musliu.

Shkruar nga Versus
Aleksandër Vuçiç: Më thonë se mamaja ime ka
Gazetari shqiptar Fahri Musliu dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç si rrallë herë ka bërë një deklaratë të fortë në podkastin “The Rest is Politics”, ku ka folur lidhur me ato që ai i quan sulme të rënda dhe shpifje ndaj tij.

Gjatë diskutimit, Vuçiç u shpreh:

“A mund ta kuptosh argumentin kur dikush po hedh një mallkim kundër teje? Duke shtuar madje se babai yt në të vërtetë nuk është babai yt, sepse nëna jote ka qenë një bushtër dhe ajo ka tradhtuar babain tënd të supozuar me një shqiptar dhe prandaj ti je kaq pro-shqiptar”.

Nëpërmjet kësaj deklarate, Vuçiç thotë se kundërshtarët politikë po përdorin narrative ekstreme për ta diskredituar atë duke përfshirë sulme ndaj origjinës familjare.

Edhe më herët, Vuçiç ka folur për këtë temë sa i takon ngjashmërisë së tij me gazetarin nga Kosova Fahri Musliu duke theksuar se nuk ka asnjë lidhje me të. Versus.al

Poll