BOTA /

Ankth e padurim për popujt në luftë/ Shkëmbimi i pengjeve vazhdon, Hamas jep listën e emrave

Vijon ankthi për popujt në luftë. Shkëmbimi i dytë i pengjeve mes Izrelit dhe Hamas pritet që të ndodhë të shtunën, si pjesë e marrëveshjes së dakordësuar këtë Janar.

Shkruar nga Versus

Ankth e padurim për popujt në luftë/ Shkëmbimi i pengjeve

Vijon ankthi për popujt në luftë. Shkëmbimi i dytë i pengjeve mes Izrelit dhe Hamas pritet që të ndodhë të shtunën, si pjesë e marrëveshjes së dakordësuar këtë Janar. Siç kërkohet është bërë publike edhe lista me katër emrat e pengjeve që do të shkëmbehen.

Karina Ariev, Daniella Gilboa, Naama Levy, Liri Albag do të kthehen në Izrael në këmbim të të burgosurve palestinezë. Hamasi po ashtu tha të premten se synon të lirojë katër ushtarë izraelitë,

Shkëmbimi I parë hyri në fuqi të dielën  e kaluar ku u liruan 90 të burgosur edhe 3 pengje. Sipas mediave të huaja në vazhdim Hamasi do të jape informacion edhe për 26 pengje të tjerë, që sipas marrëveshjes do të lirohen në pesë javët e ardhshme. /Versus.al/

Poll