BOTA /

Arrihet marrëveshja për t'i dhënë fund luftës në Gaza, Trump: Netanyahu, dakord! Unë do kryesoj 'Bordin e paqes'

Trump tha se liderët e vendeve arabe i kishin kërkuar atij të ishte mbikëqyrësi për zbatimin e projektit të rindërtimit të Gazës sapo lufta të përfundojë.

Shkruar nga Versus

Arrihet marrëveshja për t'i dhënë fund luftës

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump gjatë një konference me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë, njoftoi se ky i fundit kishte pranuar planin e propozuar prej tij për të arritur paqe brenda 72 orësh në Gaza.

Sipas Trump tashmë duhet që edhe Hamasi të bie dakord me planin dhe të nisë zbatimi i tij.

Më tej ,Trump deklaroi se do të kryesojë një ‘’Bord të paqes’’, nder që i është kërkuar nga vendet arabe si një autoritet kalimtar për të mbikëqyrur rindërtimin e Gazës sapo lufta të përfundojë.

Trump tha se nuk ishte vendimi i tij për të drejtuar këtë bord. “Më besoni, jam shumë i zënë”, tha ai. Por nga ana tjetër, ishte dakord me këtë gjithsesi.

“Udhëheqësit e botës arabe dhe të Izraelit dhe të gjithë të përfshirët më kërkuan ta bëja këtë”, tha ai.

Një dokument i publikuar nga Shtëpia e Bardhë më parë tha se bordi do të përfshinte krerë të tjerë shtetesh, si dhe ish-kryeministrin britanik Tony Blair, i cili luajti një rol të madh në zhvillimin e planit të ri dhe pritet që të ketë një funksion kryesor në mbajtjen nën kontroll të Gazës deri në rikthimin në normalitet. Versus.al

Poll