Shpërthimi i OpenAI si një ndër kompanitë e të ardhmes dhe shumë shpejt një prej më të vlefshmeve në botë, nuk erdhi pa bujën e individëve. Natyrisht që Sam Altman, drejtori i përgjithshëm i kompanisë, qëndronte pas saj dhe ishte imazhi, por dikur në sfond, një vajzë me shikim të zbehtë dhe shprehi të mistershme e tërhiqte vëmendjen.
Mira Murati, vlonjatja simpatike dikur drejtoreshë operacionale e kompanisë dhe një ish-drejtuese në Tesla produkt i manjatit Elon Musk doli më vete dhe u dorëhoq pas suksesit të jashtëzakonshëm të ChatGPT botërisht. Por kur të tjerë mendonin se figura e saj do të zbehej, në fakt ajo vetëm sa u forcua. Fortune, revista prestigjioze amerikane, e specializuar në fushën e biznesit dhe me zyra në New York, e ka kuptuar dhe Mira Muratin, e pati renditur ndër 100 gratë më të pushtetshme në botë në radhitjen e tyre vjetore.
Murati zuri vendin e 57 në botë, sipas radhitjes së Fortune.
Ashtu siç OpenAI shpërtheu në skenë në fund të vitit të kaluar, ashtu bëri edhe drejtoresha e teknologjisë, Mira Murati. Deri në lëshimin e ChatGPT, chatbot-it gjenerues të mundësuar nga AI i startup-it, teknologia kishte qenë nën radar. Tani ai po cilësohet si një nga figurat kryesore që formëson të ardhmen gjithnjë e më të përqendruar të AI në botën e biznesit.
Është ky përshkrimi i parë që Fortune i ka bërë Muratit, të lindur e rritur në Shqipëri dhe suksesit të saj të jashtëzakonshëm. Ajo tashmë është e larguar nga kompania, por Fortune nuk e eklipsonte ndikimin që ajo ka pasur, duke specifikuar se suksesi ishte pjesërisht edhe i saji personal.
“ChatGPT arriti 100 milionë përdorues aktivë mujorë në vetëm dy muaj dhe ka sjellë një revolucion të plotë teknologjik në më pak se një vit, me startup-e dhe kompani të mëdha që përpiqen të zhvillojnë produkte dhe strategji të mundësuara nga AI”.
Dikur kompania vlente 30 miliardë dollarë. Por sot, falë edhe Muratit dhe punës që ajo ka kryer, OpenAI vlen rreth 300 miliardë, sipas llogaritjeve të fundit të investitorëve. Fortune pati shkruar edhe për ndikimin e saj jashtë normales në një kompani me atë lloj rritjeje:
“Ndikimi i Muratit në OpenAI është i jashtëzakonshëm, pasi ajo ishte e ngarkuar me udhëheqjen e ekipeve të saj të kërkimit, produkteve dhe sigurisë. Por me këtë fuqi vjen edhe përgjegjësi e madhe: Ish-inxhinierja e Teslës ka thënë se është në favor të më shumë rregullimit të produkteve të AI-së, por siç ndodh shpesh me teknologjitë e reja, zhvillimi dhe përvetësimi po ecin shumë më shpejt se politikëbërësit”.







