BOTA /

Babai i vdiq disa ditë më parë, Hashim Thaçi merr leje nga Haga për të vizituar varrin e të atit

Shkruar nga Versus
Babai i vdiq disa ditë më parë, Hashim Thaçi merr leje nga
Thaçi vendos kurorën me lule dhe qëndron para varrit të babait të tij

Kosovë- Ish-presidenti Hashim Thaçi ka mbërritur sot në Prishtinë për të vënë një kurorë me lule në varrin e babait të tij Haxhi Thaçi i cili ndërroi jetë në moshën 87 vjeçare.

Pas kritikave dhe reagimeve të shumta ndaj institucionit, Gjykata e Hagës i ka dhënë leje Haçit që të shkojë në varrin e të atit për të lënë një kurorë me lule.

Në momentin kur Thaçi vendosi lule dhe qëndroi para varrit të të atit, një prej qytetarëve të pranishëm, u përlot teksa e filmonte. 

Haxhi Thaçi u nda nga jeta më 16 mars, pak ditë pasi djali i tij kishte shkuar ta vizitonte në spitalin e Prishtinës ku prej javësh merrte trajtim mjekësor. Thaçit nuk iu dha leja që të merrte pjesë në ceremoninë mortore të të atit, ku përveç njerëzve të afërm, ishin personalitete e zyrtarë të ndryshëm nga të gjitha trevat shqiptare.

Për moslejimin e pjesëmarrjes së Thaçit, pati reagime edhe nga kryeministri Edi Rama i cili e quajti “të turpshëm” vendimin e gjykatës speciale të Hagës. Versus.al

Poll