Pesë ditë pasi i ati ndërroi jetë Hashim Thaçi arriti të merrte leje nga gjykata e Hagës ku mbahet në paraburgim, për të vendosur një kurorë me lule tek varri i babait.
Teksa ish-presidenti qëndronte pranë varrit të babait të ndjerë Haxhi Thaçi, kishte të pranishëm edhe qytetarë që e përshëndesnin nga larg. Njëri prej tyre shfaqet i përlotur në video teksa filmon Thaçin.
Prej 2020-ës, Thaçi mbahet në paraburgimin e Hagës nën akuzën për krime lufte. Versus.al







