BOTA /

BE ndryshon mendje për emigracionin, votohet vendimi që i nxjerr emigrantët jashtë vendeve të unionit

Shkruar nga Versus

BE ndryshon mendje për emigracionin, votohet vendimi që i nxjerr

Evropa mesa duket po nis të ndryshojë kurs sa i takon emigrantëve të paligjshëm që shfaqen në kampet e azilit në shtete të ndryshme. Së fundmi, Parlamenti Europian mori një vendim që ndryshon qasjen ndaj emigracionit, duke lehtësuar ngritjen e qendrave për mbajtjen e emigrantëve jashtë Bashkimi Europian, të njohura si “return hubs”.

Vendimi u votua me 389 vota pro, 206 kundër dhe 32 abstenime, duke kaluar falë një aleance mes partive të djathta dhe atyre të ekstremit të djathtë, që më parë kishin mbajtur distancë nga njëra-tjetra. Ndërkohë, partitë e majta dhe ato të qendrës votuan kundër.

Me këtë ndryshim, çdo shtet anëtar i BE-së mund të negociojë vetë ose në grupe të vogla për të dërguar emigrantët që u është refuzuar azili jo në vendet e origjinës, por në qendra të posaçme që pritet të ndërtohen jashtë territorit të unionit. Disa vende si Greqia, Gjermania, Holanda, Austria dhe Danimarka kanë nisur tashmë negociata me shtete, kryesisht në Afrikë, për të pritur këto struktura. Versus.al

Poll