
Politikani shqiptar, kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli në një status të publikuar në kanalet e tij të komunikimit ka treguar se është ka pasur një takim me miliardierin Elon Musk.
Pacolli është takuar me Musk në festën e organizuar në rezidencës e Donald Trump me rastin e zgjedhjes së tij, president të SHBA-së.
Ai shkruan në statusin e tij ky takim nuk ishte thjesht në moment i veçantë personal por një mundësi unike për të vendosur Kosovën në hartën e biznesit botërorë dhe teknologjisë së avancuar.
Kryetari i AKR-së shkruan në vijim se është i përkushtruar të ndërtoj ura të reja bashkëpunimi ndërmjet Kosoves dhe kompanive më të suksshme.
Postimi i plotë i Behxhet Pacollit:
Javën e kaluar pata nderin të takoj dhe të bisedoj me një nga mendjet më inovative të kohës sonë, Elon Musk.
Ky takim nuk është thjesht një moment i veçantë personal, por një mundësi unike për të vendosur Kosovën në hartën e biznesit botëror dhe teknologjisë së avancuar.
Jam i përkushtuar të ndërtoj ura të reja bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe kompanive më të suksesshme në botë.
Jemi një vend i vogël, por me ambicie të mëdha. Le ta bëjmë Kosovën një qendër inovative dhe një destinacion tërheqës për investitorët e huaj. Ky është vetëm fillimi!"








