BOTA /

Bombardimet vazhdojnë, Irani sulm me 20 raketa balistike, Izraeli godet reaktorin atomik pranë Teheranit

Shkruar nga Versus
Bombardimet vazhdojnë, Irani sulm me 20 raketa balistike, Izraeli godet
Tel Aviv, Izrael

Bombardimet e ndërsjellta mes Izraelit dhe Iranit kanë hyrë në ditën e tyre të shtatë. Mëngjesin e sotëm Irani lëshoi 20 raketa balistike drejt Izraelit duke goditur disa zona civile sipas një zyrtari ushtarak izraelit.

Mes godinave të goditura ishte edhe spitali Soroka në Izraelin Jugor. Ndërkohë deri tani raportohet për 3 të plagosur nga raportimet e kryera nga Irani gjatë mbrëmjes dhe mëngjesit.

Ndërkohë nga ana tjetër Irani ka raportuar se Izraeli sulmoi reaktorin e tij të ujit të rëndë në Arak, një strukturë bërthamore rreth 250 kilometra në jugperëndim të Teheranit.

Dy predha u qëlluan në strukturë rreth orës 6 të mëngjesit. Objekti nuk është dëmtuar rëndë dhe nuk ka rrezatim. Më herët, Izraeli lëshoi një paralajmërim evakuimi për banorët pranë strukturës së Arak duke thënë: “Prania juaj në këtë zonë vë në rrezik jetën tuaj”.

Reaktori i ujit të rëndë në Arak ishte në fokus të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 me SHBA-në dhe fuqitë e tjera, sepse uji i rëndë (ose oksidi i deuteriumit) mund të përdoret për të prodhuar plutonium duke i siguruar Iranit një rrugë të dytë për një bombë të mundshme bërthamore, përtej uraniumit të pasuruar.

Bombardimet vazhdojnë, Irani sulm me 20 raketa balistike, Izraeli godet
Reaktori i ujit të rëndë në Arak, Iran

Sipas marrëveshjes, Iranit i kërkohej ta ridizajnonte Arakun në një strukturë kërkimore paqësore e cila nuk mund të prodhonte më plutonium të përshtatshëm për armë. Megjithatë, pas tërheqjes së SHBA-së, Irani ka shkelur disa aspekte të marrëveshjes dhe nuk u lejon më inspektorëve të OKB-së të monitorojnë prodhimin ose rezervat e tij të ujit të rëndë. Versus.al

Poll