BOTA /

"Brenda 24 orësh e zbulojmë", Trump paralajmëron Iranin: Nëse dështojnë negociatat, do përdorim armët më të mira

Shkruar nga Versus

"Brenda 24 orësh e zbulojmë", Trump paralajmëron

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka kërcënuar sërish Iranin përpara nisjes së pritshme të bisedimeve në Pakistan, duke deklaruar se anijet luftarake amerikane po pajisen me “municionin më të mirë” në rast të një rifillimi të mundshëm të sulmeve, nëse negociatat dështojnë.

“Do ta zbulojmë brenda rreth 24 orësh. Do ta dimë së shpejti”, tha Trump për New York Post dukeshtuar më tej "Po bëjmë një rivendosje. Po i pajisim anijet me municionin më të avancuar, armët më të mira të ndërtuara ndonjëherë, madje edhe më të mira se ato që kemi përdorur më parë”.

Trump lëshoi gjithashtu një paralajmërim të ri për Teheranin.

“Nëse nuk arrijmë një marrëveshje, do t'i përdorim armët dhe do t'i përdorim në mënyrë shumë efektive”, deklaroi Trump. Versus.al

 

Poll