BOTA /

Cikloni Chido lë të paktën 14 të vdekur dhe disa qindra të plagosur (FOTO)

Sipas Météo France, me erëra me më shumë se 220 km/h, cikloni Chido është më intensivi që godet Mayotte në më shumë se 90 vjet.

Shkruar nga Versus

Cikloni Chido lë të paktën 14 të vdekur dhe disa qindra

Ishulli francez Mayotte (i gjendur ne arqipelgun e Komorove mes Mozambikut dhe Madagaskarit) regjistroi këtë të dielë, më 15 dhjetor, dëmin e tmerrshëm të mbjellë një ditë më parë nga cikloni Chido, i cili la të paktën 14 të vdekur në departamentin më të varfër të Francës.

Cikloni Chido lë të paktën 14 të vdekur dhe disa qindra

Sipas një raporti shumë të përkohshëm, ky ciklon tropikal me intensitet të jashtëzakonshëm ka shkaktuar të paktën 14 vdekje në arkipelagun e vogël në Oqeanin Indian, tha një burim sigurie për AFP të dielën në mëngjes.

Cikloni Chido lë të paktën 14 të vdekur dhe disa qindra

Sipas kryebashkiakut të Mamoudzou Ambdilwahedou Soumaila të intervistuar nga AFP, nëntë persona të lënduar u trajtuan në Qendrën Spitalore Mayotte (CHM) në urgjencë absolute dhe 246 në urgjencë relative. Sipas Météo France, me erëra me më shumë se 220 km/h, cikloni Chido është më intensivi që godet Mayotte në më shumë se 90 vjet. Erërat jashtëzakonisht të forta shkatërruan arkipelagun me shtylla elektrike të rrëzuara, pemë të shkulura dhe çati prej llamarine ose ndarje të shpërndara në një territor ku banesat e pasigurta prekin të paktën një të tretën e popullsisë.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: