BOTA /

Dalin rezultatet paraprake jo zyrtare për zgjedhjet në Francë

E  para dhe në raundin e dytë të zgjedhjeve vjen partia e Marine Le Penit

Shkruar nga B.SH
Dalin rezultatet paraprake jo zyrtare për zgjedhjet në Francë
Marine Le Pen

Sot në Francë u mbajtur raundi i dytë i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. 

Dhe sipas exit poll-eve të gazetës belge “La Libre”, e para dhe në raundin e dytë të zgjedhjeve vjen partia e Marine Le Penit, Rally National, e cila vlerësohet të arrijë të mbledhë 200 mandate.

Aleanca e majtë Fronti i Ri Popullor është në vendin e dytë, me 170 vende, e ndjekur nga aleanca e Ansamblit Macron, e cila duket se ka 140 vende.

Në vendin e katërt janë republikanët e Eric Ciottit me 60 vende.

Sipas të dhënave nga Ministria e Brendshme franceze u raporta se në këto zgjedhje pjesëmarrja ishte relativisht më e larta që nga viti 1981.

Qendrat e fundit të votimit në qytetet kryesore do të mbyllen në orën 20:00 dhe rezultatet e para zyrtare  priten të dalin të dielën vonë. 

Emannuel Macron do të takohet me kryeministrin Gabriel Attal dhe liderët e partive të tij të koalicionit qendror, thanë burime pranë presidentit francez , duke konfirmuar raportet e mëparshme të mediave.

Takimi do të zhvillohet një orë e gjysmë para shpalljes së rezultateve të raundit të dytë.

Rreth 30,000 policë do të vendosen në të gjithë Francën  për të siguruar që të mos ketë tensione pas përfundimit të votimit.

Dyqanet në qytetet e mëdha janë përgatitur për më të keqen pasi kanë vendosur barrikada në dyer dhe në dritare për të parandaluar dëmtimin nga rebelët.

Edhe pse partia e Marine Le Pen pritet të fitojë shumicën e vendeve në Asamblenë Kombëtare, sondazhet e fundit kanë treguar se mund të mos ketë shumicën e plotë./Versus

 

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: