BOTA /

Deklaratë skandaloze e zv.kryeministrit të Malit të Zi: Kosova, krahinë jugore e Serbisë

Një qëndrim i tillë i numrit 2 të qeverisë malazeze është i papranueshëm duke marrë parasysh se Mali i Zi e njeh zyrtarisht pavarësinë e Kosovës.

Shkruar nga Versus

Deklaratë skandaloze e zv.kryeministrit të Malit të Zi: Kosova,

Një deklaratë skandaloze mund të konsiderohet ajo e bërë nga zëvendës kryeministri malazez, Millun Zogoviç gjatë një interviste për televizionin “Aplus” të Malit të Zi ku e përmendi Kosovën si krahinë jugore të Serbisë.

Ai theksoi se një qëndrim të tillë e ka pasur edhe para se të ishte pjesë e qeverisë dhe nuk e ka ndërmend ta ndryshojë.

“Kosova dhe Metohija janë krahinë jugore e Serbisë,” tha ai.

Ai vazhdoi të shprehë mendimin se Kosova është një pjesë e Serbisë që është shkëputur me qëllim.

“Këtë qëndrim e kam shprehur edhe në Kuvend, disa ditë para se të bëhem pjesë e qeverisë. Asgjë nuk ka ndryshuar për mua,” shtoi Zogoviq.

Ndër të tjera, numri dy i qeverisë malazeze tha se është e nevojshme që Mali i Zi të ndërtojë marrëdhënie të qëndrueshme me Serbinë me interesa reciproke dhe afatgjata.

Së fundmi, Kuvendi i Malit të Zi iu referua institucioneve të Kosovës si “institucione të përkohshme” në një njoftim zyrtar lidhur me një takim mes kryetarit të Kuvendit, Andrija Mandiq, dhe ambasadorit serb në Podgoricë, Nebojsha Rodiq duke e thelluar skandalin. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: