BOTA /

Dështon votimi për qeverinë "Kurti 3", tashmë "topi" tek Vjosa Osmani për zgjedhjet e reja

Albin Kurti nuk ja del të krijojë qeverinë e re. Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, tha se tani përgjegjësia kalon sërish te presidentja Vjosa Osmani dhe mbylli punimet e seancës së sotshme.

Shkruar nga Versus

Dështon votimi për qeverinë "Kurti 3", tashmë

Kuvendi i Kosovës nuk ka zgjedhur Qeverinë e re të propozuar nga Albin Kurti. Propozimi për qeverinë “Kurti 3” mori vetëm 56 vota pro, ndërsa 52 deputetë votuan kundër dhe 4 abstenuan.

Propozimi i mandatarit Albin Kurti për një mandat të ri katërvjecar nuk mori përkrahjen e nevojshme prej 61 votash në Kuvendin e Kosovës.

Kështu, me 56 vota pro, 52 kundër dhe 4 absentime, Kuvendi nuk e zgjodhi Qeverinë e re të Republikës së Kosovës.

Kryeparlamentari Dimal Basha ka bërë të ditur se pas këtij votimi, përgjegjësia kalon te presidentja Vjosa Osmani, e cila pritet të mbledhë liderët e partive për të konstatuar nëse ekziston ndonjë shumicë parlamentare, ose nëse vendi duhet të shkojë drejt zgjedhjeve të reja.

Gjatë prezantimit të programit të qeverisë, mandatari Albin Kurti tha se nuk ka arritur të sigurojë një marrëveshje për bashkëqeverisje me asnjë parti tjetër dhe u bëri thirrje partive që të mbështesin qeverinë për të “vazhduar qeverisjen e mirë”. Ai gjithashtu prezantoi emrat e 20 ministrave me të cilët synonte të siguronte shumicën parlamentare.

Pas këtyre zhvillimeve, vendi hyn në një periudhë pasigurie, ndërsa presidentja Osmani do të vendosë hapat e mëtejshëm për formimin e qeverisë ose shkuarjen sërish në zgjedhje.

 

Poll