BOTA /

Do ndërhyjë NATO nëse Hesbollahu sulmon Qipron? Ja sesi përgjigjet Stoltenberg

Stoltenberg la të kuptohet se NATO nuk do të ndërhynte dot nëse një sulm i tillë ndodh.

Shkruar nga Versus
Do ndërhyjë NATO nëse Hesbollahu sulmon Qipron? Ja sesi
Jens Stoltenberg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg duke iu referuar kërcënimeve të fundit të Hezbollahut libanez ndaj Qipros dhe iu përgjigj një pyetje për ndërhyrje të mundshme ushtarake.

Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut, Hassan Nasrallah tha në fillim të kësaj jave se lëvizja e tij do ta konsideronte Qipron si ndërhyrje në konfliktin e Lindjes së Mesme duke lejuar Izraelin të përdorë aeroportet dhe bazat qipriote për qëllime ushtarake.

“Qiproja nuk është aleate e NATO-s. Nuk mendoj se është e drejtë të spekulosh, por mendoj se është e rëndësishme të parandalohet që kjo të ndodhë”, tha Stoltenberg në një intervistë për CNN kur u pyet nëse NATO do t'i përgjigjej një sulmi të Hezbollahut në Qipro.

Izraeli miratoi dhe konfirmoi planet operacionale për ofensivën në Liban. Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz më vonë tha se Izraeli ishte shumë pranë marrjes së një vendimi për të "ndryshuar rregullat" e angazhimit kundër Hezbollahut dhe Libanit. Versus.al

Poll