Rajoni i Ballkanit dhe e gjithë zona e mesdheut janë përfshirë nga flakët si pasojë e temperaturave të larta që kanë ndihmuar në përhapjen e tyre.
Përveç Shqipërisë, situatë të vështirë me flakët po kalojnë edhe vendet fqinje, ndërsa nga Italia e Turqia deri në Afrikën e Veriut situata paraqitet problematike.
NASA ka publikuar një hartë në të cilën çdo pikë e kuqe shënon vendndodhjen e një zjarri aktiv. Harta tregon zjarret nga Greqia në Spanjë, nga Franca jugore në Qipro, nga Italia në Shqipëri ku po digjen pyje dhe zona të mëdha të gjelbërta.
Po ashtu në pamje satelitore shfaqet Turqia deri në Afrikën e Veriut, ndërsa theksohet se ditët e fundit për të gjithë rajonin e Mesdheut kanë regjistruar ditët më të nxehta. Imazhet e regjistruara nga NASA tregojnë zhvillimin e zjarreve sipas kohës, ato që janë aktive sot, ato të regjistruara në 24 orët e fundit, dhe ato që kanë ndodhur gjatë 7 ditëve të fundit.
Situata paraqitet problematike në Shqipëri përgjatë tre ditëve të fundit duke shkaktuar edhe dëme në banesa sidomos në jug të vendit ku brenda një nate u evakuuan 2 mijë persona në Delvinë. Versus.al







