BOTA /

''Do të jepen fonde për rindërtimin e Gazës'', Bordi i Paqes mblidhet për herë të parë pas themelimit

Shkruar nga Versus

''Do të jepen fonde për rindërtimin e

Shtëpia e Bardhë po planifikon që më 19 shkur të organizojë takimin e parë të liderëve të vendeve anëtare të Bordit të Paqes ku bëjnë pjesë dhjetëra shtete.

Sipas medias amerikane Axios, planet për takimin përfshijnë mbledhjen e fondeve për rindërtimin e Gazës.

“Do të jetë takimi i parë i Bordi të Paqes në një konferencë për mbledhjen e fondeve për rindërtimin e Gazës “, tha një zyrtar amerikan.

Administrata Trump filloi të kontaktojë vendet që i janë bashkuar Bordit të premten për të ftuar udhëheqësit e tyre në takimin e parë.

“Asgjë nuk është konfirmuar ende, por qeveria po e planifikon dhe ka filluar të shqyrtojë se cilët liderë mund të marrin pjesë “, tha një burim për Axioz.

Bordi i organizatës së re ndërkombëtare aktualisht ka 27 anëtarë, mes të cilëve edhe Shqipëria e Kosova dhe kryesohet nga Donald Trump. Këshilli i Sigurimit i OKB-së e autorizoi atë të mbikëqyrë zbatimin e armëpushimit në Gaza dhe të punojë për qeverisjen dhe rindërtimin e saj.

Megjithatë, themelimi i “Bordit të Paqes” u prit me skepticizëm nga shumica e aleatëve perëndimorë, pjesërisht sepse “karta e tij themeluese” i jep ekskluzivisht të drejtën e vetos ndaj vendimeve të tij presidentit amerikan, ndërsa në të njëjtën kohë kishte disa që shprehën pikëpamjen se Trump u përpoq të krijonte një Këshill alternativ të Sigurimit të OKB-së.

“Karta e themelimit”

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, prezantoi më 22 janar në Davos të Zvicrës, kartën themeluese të “Bordit të Paqes” në prani të përfaqësuesve nga 19 vende, duke siguruar se do të punonte “në koordinim” me OKB-në.

“Bordi i Paqes” fillimisht u krijua për të mbikëqyrur rindërtimin e Gazës. Megjithatë, “karta e tij themeluese” parashikon një mision shumë më të gjerë, duke e përfshirë atë në menaxhimin dhe zgjidhjen e konflikteve në të gjithë botën.

Gaza është zona “ku Bordi i Paqes filloi vërtet. Unë besoj se mund ta zgjerojmë atë në çështje të tjera nëse kemi sukses në Gaza “, deklaroi më herët Trump. Versus.al

Poll