MAGAZINË /

“Dua të mbulohem”, banorja shokon me vendimin e saj, largohet nga BBVIP pas debateve të ashpra

Shkruar nga Versus

“Dua të mbulohem”, banorja shokon me vendimin e saj, largohet

Banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Alba Pollozhani, ka realizuar një nga rrëfimet më të veçanta dhe më ndryshe deri më tani brenda shtëpisë, duke befasuar publikun dhe banorët e tjerë me një vendim të rëndësishëm personal.

Gjatë spektaklit Prime të së premtes, u transmetua një klip ku Alba, në biseda të zhvilluara gjatë javës, rrëfeu se kishte ndërmarrë një hap të madh në jetën e saj, duke zgjedhur një rrugë të re në predikimin e fesë myslimane.

Ajo tregoi se ka vendosur të mbulohet dhe se këtë vendim ka zgjedhur ta zbatojë që tani, duke e cilësuar si një zgjedhje të vetëdijshme dhe të ndjerë thellë. Rrëfimi i saj u prit me vëmendje të madhe dhe emocione, duke sjellë një dimension krejtësisht tjetër brenda dinamikave të shtëpisë. Megjithatë shumë prej banorëve dhe opinionistët hodhën dyshimet se ajo po e bënte këtë për lojë. Pas përplasjeve të vazhdueshme me debate, Alba vendosi të largohej nga shtëpia pas përfundimit të Prime-t. Versus.al

Poll