AKTUALITET /

Kokaina shkaku infarkteve tek të rinjtë? Skënder Brataj: Faktor rrisku për zemrën, sidomos kur kombinohet me amfetaminat

Shefi i shërbimit të urgjencës kombëtare, Skënder Brataj, ka sqaruar përmes një mesazhi se, shkaku i vdekjes duhet të përcaktohet vetëm nga hetimi mjeko-ligjor dhe ekzaminimet përkatëse

Shkruar nga Versus

Kokaina shkaku infarkteve tek të rinjtë? Skënder Brataj: Faktor

Rritja e numrit të vdekjeve tek të rinjtë si pasojë e infarkteve, po shihet me shqetësim nga mjekët të cilët e lidhin këtë jo vetëm me faktorë të njohur të rriskut, por sidomos me  përdorimin e drogave.

Shefi i shërbimit të urgjencës kombëtare, Skënder Brataj, ka sqaruar përmes një mesazhi se, shkaku i vdekjes duhet të përcaktohet vetëm nga hetimi mjeko-ligjor dhe ekzaminimet përkatëse.

Por sipas tij, kokaina, është një faktor alarmant që po shton rrezikun e infarkteve tek moshat e reja, sidomos kur përdoret së bashku me amfetaminën.

Brataj thotë se në Shqipëri po rritet ndjeshëm numri i përdoruesve të kokainës, madje më shumë se në vendet e tjera në rajon.

“Në Europë, rreth 4.3 milionë persona të moshës 15–64 vjeç (afërsisht 1.5% e popullsisë adulte) e kanë përdorur gjatë 12 muajve të fundit.

Tek të rinjtë 15–34 vjeç, përdorimi është edhe më i lartë: rreth 2.7 milionë persona, ose 2.7% e kësaj grupmoshe.

Po në Shqipëri ka përdorues të kokainës?

Mendoj më shumë se në vendet e tjera, sepse te ne hyri si modë e re, por tani po ndeshemi me pasojat”, thotë mjeku i njohur i cili shton se përdorimi i kokainës dhe amfetaminave mund të shkaktojë spazëm të arterieve koronare, rritje të menjëhershme të presionit arterial, çrregullime të rënda të ritmit të zemrës dhe infarkt akut të miokardit,

“Këto substanca nuk krijojnë vetëm varësi, por rrisin ndjeshëm rrezikun për infarkt akut të miokardit, aritmi malinje dhe vdekje të papritur, edhe tek persona të rinj pa sëmundje të njohura të zemrës.", thotë mjeku.Versus.al

 

 

 

Poll