AKTUALITET /

Tentoi të vidhte Postën Shqiptare në Shkodër, arrestohet i riu! Ishte fshehur në tavanin e shtëpisë

24 vjeçari dështoi në 2 tentativa grabitje, por arriti të merrte një biçikletë.

Shkruar nga Versus

Tentoi të vidhte Postën Shqiptare në Shkodër, arrestohet i

Një 24 vjeçar i identifikuar si Mikel Mhilli është arrestuar nga policia e Shkodrës pas tentativës së tij të dështuar për të vjedhur shumë parash në filalin e Postës Shqiptare në lagjen ‘’Vasil Shanto’’.

I riu ka kërcënuar me thikë punonjësit e postës dhe gjatë largimit, theu xhamin e godinës dhe më pas u largua me një biçikletë. Pak minuta pas kësaj tentative të dështuar, ka tentuar sërish të grabisë, këtë herë një market në lagjen ‘’Fahri Ramadani’’. Gjatë largimit vodhi një tjetër biçikletë.

Policia u vu në kërkim të tij dhe pas veprimeve hetimore u kap në banesën e tij ku ishte fshehur në tavan. Versus.al

Poll