BOTA /

“Do të kemi paqe”, Trump: Irani dhe Izraeli do të bëjnë marrëveshje, do e ndaloj unë! Siç ndalova luftën Kosovë-Serbi

Trump e krahasoi përpjekjen aktuale për të shmangur luftën në Lindjen e Mesme me rastin e Kosovës dhe Serbisë, një çështje në të cilën ai pretendon se ka parandaluar një konflikt të hapur gjatë kohës kur ishte president.

Shkruar nga Versus

“Do të kemi paqe”, Trump: Irani dhe Izraeli do të

Në një deklaratë të papritur dhe optimiste në Truth, ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar se një marrëveshje paqeje mes Iranit dhe Izraelit është e pashmangshme dhe afër.

“Së shpejti do të kemi paqe midis Izraelit dhe Iranit. Ata duhet dhe do të arrijnë një marrëveshje. Po bëhen shumë telefonata dhe takime,” – shkroi Trump, duke shtuar se “unë bëj shumë, dhe nuk më njihet kurrë për asgjë, por kjo është në rregull”.

Trump e krahasoi përpjekjen aktuale për të shmangur luftën në Lindjen e Mesme me rastin e Kosovës dhe Serbisë, një çështje në të cilën ai pretendon se ka parandaluar një konflikt të hapur gjatë kohës kur ishte president.

“Ashtu siç bëra me Indinë dhe Pakistanin, dhe siç ndodhi me Kosovën dhe Serbinë – ku shumë besonin se do të shpërthente lufta – ne ndërhymë dhe sollëm paqe përmes fuqisë ekonomike dhe negociatave të zgjuara,” shtoi Trump.

Në vitin 2020, gjatë mandatit të tij, administrata Trump ndërmjetësoi një marrëveshje për normalizim ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë, e cila u përshëndet nga ai si një akt që “ndaloi gjakderdhjen e mundshme në Ballkan”.

Krahasimi me Kosovën dhe Serbinë tregon strategjinë e Trump për të përdorur diplomacinë ekonomike dhe ndërmjetësimin e drejtpërdrejtë të Shtëpisë së Bardhë si mjet për të parandaluar luftëra, dhe tani ai pohon se të njëjtat metoda po aplikohen edhe për të ndalur përplasjen mes Iranit dhe Izraelit.

Deklarata e tij, ndonëse optimiste, bie ndesh me realitetin në terren. Situata mes Iranit dhe Izraelit është tejet e tensionuar, me kërcënime reciproke, sulme me raketa dhe anulimin e bisedimeve diplomatike në Oman. Megjithatë, Trump insiston se përmes përfshirjes së tij personale dhe presionit strategjik, një marrëveshje paqeje është e mundur. /Versus.al/

Tags:

trump lufte

Poll