BOTA /

Donald Trump Jr. darkon me Vuçiçin – Presidenti serb i përgatit derr të pjekur: " Marrëzi t'i ofroja..."

Kjo shënon herën e dytë që Donald Trump Jr. viziton Beogradin brenda një kohe të shkurtër, pasi më 11 mars ishte po ashtu i pranishëm në kryeqytetin serb, në kuadër të takimeve jozyrtare me përfaqësues të lartë të shtetit serb dhe figurave të biznesit.

Shkruar nga Versus

Donald Trump Jr. darkon me Vuçiçin – Presidenti serb i
Djali i ish-presidentit amerikan, Donald Trump Jr., ndodhet këtë të shtunë në Beograd, ku ka zhvilluar një takim të veçantë me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Mediat serbe raportojnë se vizita përfshin edhe një darkë zyrtare, e organizuar posaçërisht për të nderuar mikun amerikan.

Kjo shënon herën e dytë që Donald Trump Jr. viziton Beogradin brenda një kohe të shkurtër, pasi më 11 mars ishte po ashtu i pranishëm në kryeqytetin serb, në kuadër të takimeve jozyrtare me përfaqësues të lartë të shtetit serb dhe figurave të biznesit.

Presidenti Vuçiç ka ndarë në Instagram një detaj interesant nga darka, duke treguar ushqimin tradicional që i ka përgatitur mysafirit amerikan. Ai ka publikuar një foto të një derri të pjekur, të cilin e cilëson si simbol të mikpritjes serbe.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Aleksandar Vučić (@buducnostsrbijeav)

“Shumë të huaj, me të drejtë, thonë se unë jam njeri i vështirë dhe se nuk është e lehtë të flasësh me mua, por askush nuk ka thënë ende që jemi jomikpritës. Këtë derr e kemi përgatitur për Donald Trump Jr…. Do të ishte marrëzi t’i ofronim karkaleca deti,” ka shkruar Vuçiç me humor në postimin e tij.

Vizita e Trump Jr. ngjall interes të veçantë për shkak të marrëdhënieve të ngushta që presidenti aktual serb ka pasur me administratën Trump, si dhe për ndikimin që figura të tilla politike mund të kenë në marrëdhëniet SHBA–Ballkan.

Ndërsa nuk është dhënë ndonjë informacion zyrtar mbi temat e diskutimit mes Vuçiçit dhe Donald Trump Jr., burime pranë presidencës serbe sugjerojnë se biseda ka qenë e përqendruar në zhvillimet aktuale në rajon dhe mundësitë për bashkëpunim ekonomik në të ardhmen.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: