Ndërkohë që kontinenti evropian përgatitet për luftë dhe e cilëson urgjente rritjen e buxhetit për mbrojtjen e vendeve, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin i konsideroi akuzat e tyre si të pabaza.
Ai tha se përpjekjet për ta nxjerrë Rusinë si një shtet agresiv janë totalisht të pabesueshme dhe se nuk ka asnjë arsye për ta menduar diçka të tillë.
‘’Është e pabesueshme të mendohet se Moska do të sulmojë NATO-n”, tha ai. Putin sqaroi se veprimet e mundshme të Rusisë nuk burojnë nga dëshira për konflikt, por nga nevoja për të mbrojtur sigurinë kombëtare. Ai tha se nëse do të jetë e nevojshme, Rusia do të marrë kundërmasa ndaj përpjekjeve për të rritur praninë ushtarake në Evropë.
Putin përmendi veçanërisht zhvillimet në Gjermani, duke theksuar se Moska po i ndjek me kujdes përpjekjet për forcimin e ushtrisë gjermane.
“Nëse dikush dëshiron garë ushtarake, Rusia ka treguar më shumë se një herë se di të përgjigjet me shpejtësi. Rusia nuk duhet provokuar, dobësia nuk është e pranueshme”, tha ai. Versus.al







