Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u shfaq për të kërkuar falje për sulmet e ushtrisë në Spitalin Nasser në Khan Younis në Gaza këtë mëngjes, të cilat vranë 20 palestinezë, përfshirë pesë gazetarë.
Ndërsa dënimi ndërkombëtar i sulmit përshkallëzohet, zyra e Benjamin Netanyahut në një deklaratë shpreh “trishtim të thellë” për “aksidentin tragjik” siç e karakterizon atë, ndërsa deklaron se një hetim i plotë është duke u zhvilluar.
“Izraeli shpreh keqardhje të thellë për aksidentin tragjik që ndodhi sot në Spitalin Nasser në Gaza. Izraeli vlerëson punën e gazetarëve, personelit mjekësor dhe të gjithë civilëve. Autoritetet ushtarake po kryejnë një hetim të plotë”, thuhet në një deklaratë në anglisht të postuar në llogarinë e kryeministrit izraelit në X.
“Lufta jonë është kundër terroristëve të Hamasit. Synimet tona të drejta janë mposhtja e Hamasit dhe kthimi i pengjeve tona në shtëpitë e tyre”, shtoi ai në deklaratë.







