BOTA /

E papritur/ Reuters: Ushtria amerikane dërgon avionët F-22 në Lindjen e Mesme

Sipas burimeve, vendosja e këtyre mjeteve ajrore ka karakter mbrojtës dhe synon të përforcojë kapacitetet e SHBA për të reaguar ndaj kërcënimeve ajrore në rajon.

Shkruar nga Versus

 

E papritur/ Reuters: Ushtria amerikane dërgon avionët F-22 në

Shtetet e Bashkuara po rrisin ndjeshëm praninë e tyre ushtarake në Lindjen e Mesme, në sfondin e përshkallëzimit të konfliktit mes Izraelit dhe Iranit.

Tre zyrtarë amerikanë konfirmuan se Uashingtoni ka vendosur të dërgojë avionë të avancuar luftarakë në rajon, përfshirë F-16, F-35, dhe F-22 Raptor.

Sipas burimeve, vendosja e këtyre mjeteve ajrore ka karakter mbrojtës dhe synon të përforcojë kapacitetet e SHBA për të reaguar ndaj kërcënimeve ajrore në rajon.

Zyrtarët kujtuan se avionët në fjalë janë përdorur më parë për të neutralizuar raketa dhe drone.

Ky zhvillim vjen në një moment tensioni të lartë në Lindjen e Mesme, ndërsa komuniteti ndërkombëtar vazhdon të kërkojë zgjidhje diplomatike për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm. /Reuters

Tags:

shba

Poll