
Një ngjarje e rëndë ka tronditur ishullin e Salaminës në Greqi.
Një 75-vjeçare është vrarë nga nusja e saj pasi kjo e fundit i shkoi në shtëpi që ta grabiste.
Sipas hetimeve autorja e krimit u dorëzua para policisë dhe pranoi aktin, duke përshkruar ngjarjet para, gjatë dhe pas vrasjes.
Sipas medias greke protothema.gr, gruaja shkoi për t’i grabitur një shumë prej 1.100 euro, megjithatë, situata doli jashtë kontrollit pasi viktima e njohu.
Ajo pretendoi se 75-vjeçarja i kishte dhënë djalit të saj një shumë prej 10.000 euro për t’i ruajtur, por paratë humbën.
Dikush i mori (ende nuk është sqaruar se kush), ndërsa bashkëshorti i vrasëses vendosi të mbledhë paratë dhe t’ia kthente nënës së tij.
Ai mblodhi 8.000 euro dhe ia dha asaj me premtimin se do t’i jepte së shpejti edhe 2.000 të mbetura. Më në fund, ai arriti të mblidhte edhe 1.100 euro të tjera dhe po përgatitej t’ia jepte nënës së tij.
Por, një natë, bashkëshortja e tij, e cila dyshohet se është e varur nga bixhozi, e mori shumën e parave dhe luajti kumar me to, duke i harxhuar të gjitha.
Pastaj, për të mos u kapur nga burri i saj, vendosi të hynte fshehurazi në shtëpinë e vjehrrës, të merrte 1,100 euro dhe t’i kthente në vendin ku i kishte lënë i shoqi.
Dhe kështu ndodhi. Duke pasur akses në kamerat e sigurisë, ajo ndryshoi drejtimin e tyre në mënyrë që të mos e filmonin, vuri maskë dhe doreza, mori një çekiç dhe u nis për në shtëpinë e vjehrrës.
Ajo theu xhamin e një dritareje, hyri me forcë brenda banesës dhe filloi ta kërcënonte të moshuarën duke i kërkuar paratë.
Vjehrra duket se e njohu e më pas nusja mori një shishe dhe e goditi në kokë, duke bërë që e moshuara të rrëzohej përtokë. Në gjendje shoku, siç tha ajo, mori një thikë dhe e goditi.
Pas krimit, ajo u kthye në shtëpinë e saj, lau rrobat që mbante veshur dhe i hodhi në një kosh plehrash.
Ngjarja ndodhi 31 tetor dhe pas një hetimi të plotë, arritën në gjurmët e gruas, e cila rrëfeu krimin./Versus.al
