Një ngjarje rëndë është regjistruar në Prizren, një person ka vrarë me thikë vajzën e tij në gjendje të dehur.
Policia raporton se pas një mosmarrëveshje mes të bijës dhe të atit ky i fundit ka goditur me thikë 21 vjeçaren.
“Më datën 14/06/2024 rreth orës 00:10 është raportuar se në Prizren, një i dyshuar (A.Sh 44 vjeç) pas një mosmarrëveshje nën ndikim te alkoolit e sulmon viktimën (E.Sh. 21 vjeç)– vajzën e tij duke e goditur me një mjet të mprehtë- thikë në regjionin e shpinës, viktima ka pësuar lëndime trupore sipas raportit mjekësor”, theksoi ai.
Tutje, ai tha se me rastin është njoftuar hetuesi kujdestar dhe hetimet Rajonale të Drejtorisë Rajonale të Prizrenit.
“Pas konsultimin e prokurorin kujdestar nga departamenti i krimeve të rënda i njëjti rekomandon të inicohet rast me vepër penale “Vrasje-në tentative”, i cili e lëshon aktvendimin mbi ndalim për 48 orë”, tha policia sipas mediave vendase.







