BOTA /

"E shtypëm Izraelin", Udhëheqësi Suprem i Iranit reagon pas përfundimit të luftës: SHBA-të s'fituan asgjë

Shkruar nga Versus
"E shtypëm Izraelin", Udhëheqësi Suprem i Iranit reagon
Ayatollah Ali Khamenei

Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei ka dalë për herë të parë në deklaratë që pas vendosjes së armëpushimit mes Izraelit dhe Iranit me ndërmjetësim të Katarit dhe SHBA-ve.

Në komentet e tij të para, ai përgëzoi kombin e madh të Iranit duke thënë se është arritur fitorja përballë Izraelit.

"Pavarësisht gjithë asaj zhurme dhe me të gjitha ato pretendime, regjimi sionist pothuajse u shemb dhe u shtyp nën goditjet e Republikës Islamike"- ka deklaruar Khamenei.

Më tej ai tha se për shkak të goditjeve të forta që Izraeli pësoi, SHBA-të morën vendimin për të ndërhyrë sepse në të kundërt shteti hebre do të shkatërrohej.

"SHBA-të ndërhynë në konflikt sepse mendonin se nëse nuk hynin, regjimi sionist do të shkatërrohej. Megjithatë, amerikanët nuk fituan asgjë në këtë luftë"- shtoi lideri suprem i Iranit duke mos dhënë detaje nëse programi bërthamor ishte dëmtuar pas bombardimeve me avionët amerikanë B-2. Versus.al

Poll