BOTA /

‘ E vranë me një bombë të sofistikuar dhe jo me dron’ zbulohen detaje të reja nga vrasja e udhëheqësit të Hamasit

Udhëheqësi i Hamasit Ismail Haniyeh u vra këtë javë nga një bombë e sofistikuar me telekomandë e kontrabanduar në bujtinën ku ai po qëndronte në Teheran, dhe jo nga një raketë, siç është raportuar gjerësisht, shkruan  New York Times.

Shkruar nga B.SH

‘ E vranë me një bombë të sofistikuar dhe jo me

Udhëheqësi i Hamasit Ismail Haniyeh u vra këtë javë nga një bombë e sofistikuar me telekomandë e kontrabanduar në bujtinën ku ai po qëndronte në Teheran, dhe jo nga një raketë, siç është raportuar gjerësisht, shkruan  New York Times.

Sipas raportit, i cili citon shtatë zyrtarë të Lindjes së Mesme, duke përfshirë dy iranianë, dhe një zyrtar amerikan, pajisja shpërthyese u kontrabandua në ndërtesën e Gardës Revolucionare Islamike në Teheran rreth dy muaj më parë.

Pajisja u aktivizua nga distanca pasi u konfirmua se Haniyeh ishte në dhomën e tij të konakut. Nga shpërthimi mbeti i vrarë edhe një truproje.

Shpërthimi gjithashtu tronditi ndërtesën, theu disa xhama dhe shkaktoi shembjen pjesërisht të një muri të jashtëm.

Haniya, e cili kishte drejtuar zyrën politike të Hamasit në Katar, kishte qëndruar në bujtinë dhe disa herë gjatë vizitës në Teheran, sipas zyrtarëve të Lindjes së Mesme./ Versus.al

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: