BOTA /

Ekzekutohet me plumb në kokë 59-vjeçari shqiptar në Itali! Në gjendje kritike për jetën (EMRI+FOTO)

Një shtetas shqiptar 59-vjeç, i identifikuar si Fatos Cenaj, ndodhet në gjendje kritike për jetën pasi u qëllua me armë zjarri në kokë në orët e para të mëngjesit të së dielës në qytetin Fontaniva të Italisë.

Shkruar nga Versus
Ekzekutohet me plumb në kokë 59-vjeçari shqiptar në Itali!
Fatos Cenaj

Një shtetas shqiptar 59-vjeç, i identifikuar si Fatos Cenaj, ndodhet në gjendje kritike për jetën pasi u qëllua me armë zjarri në kokë në orët e para të mëngjesit të së dielës në qytetin Fontaniva të Italisë.

Sipas raportimeve të mediave lokale, incidenti ndodhi rreth orës 09:30. Fillimisht, disa shoferë që kalonin në zonë panë një çiklist të rrëzuar në rrugë dhe menduan se bëhej fjalë për një aksident. Por pasi mbërritën shërbimet mjekësore, u zbulua se Cenaj kishte një plagë të shkaktuar nga armë zjarri në kokë.

Ai u transportua me urgjencë në spital dhe gjendja e tij shëndetësore mbetet e rëndë.

Autoritetet italiane kanë nisur hetimet dhe po shqyrtojnë disa pista. Një nga hipotezat është që autori mund ta ketë qëlluar nga një automjet në lëvizje. Një tjetër mundësi që po merret në konsideratë është ajo e një plumbi të qëlluar aksidentalisht nga një banesë pranë vendit të ngjarjes, si pasojë e ndonjë prove armësh.

Policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në zonë dhe ka marrë në pyetje dëshmitarë të mundshëm në përpjekje për të identifikuar autorin dhe rrethanat e sakta të ngjarjes. Versus.al

Poll