
Javët e fundit komentet e Elon Musk mbi zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA dhe sulmet e tij kundër kandidates demokrate Kamala Harris janë intensifikuar, të ndihmuar dhe nga përdorimi i teknologjisë së inteligjencës artificiale në rritje.
Musk postoi në rrjetin social X një imazh të krijuar nga IA që e përshkruante Harris si një komuniste, e veshur me një uniformë të kuqe me kapelë të zbukuruar me çekiç dhe drapër.
Musk, i cili mbështet Donald Trump si presidentin e ardhshëm të ShBA-së i bashkangjiti imazhit shkrimin:
“Kamala zotohet të jetë një diktatore komuniste që në ditën e parë. A mund ta besoni se ajo vesh këtë veshje!?”
Fotoja shkel edhe politikën e rrjetit X për përmbajtjen e manipuluar, pasi ishte krijuar nga Inteligjenca Artificiale.
Postimi i Musk është konsideruar si një përgjigje e një postimi që Harris bëri më 1 shtator, ku ajo ndau një poster të Donald Trump ku shkruhej: “Donald Trump zotohet të jetë diktator në ditën e parë.”/ Versus.al








