BOTA /

Emocionuese/ Palestinezët presin me festë pengjet e liruara nga Hamasi, familjarët përqafohen mes lotësh

Familjarë dhe të afërm të pengjeve u panë duke përqafuar të burgosurit e liruar ndërsa mbërritën në Khan Younis me autobusë dhe të burgosurit palestinezë u ngritën mbi supet e njerëzve mes këngëve e valleve, duke festuar ardhjen e tyre.

Shkruar nga Versus

Emocionuese/ Palestinezët presin me festë pengjet e liruara nga

Izraeli liroi 369 të burgosur palestinezë të shtunën, sipas Zyrës për Media të të Burgosurve Palestinez. Kjo vjen pasi Hamasi liroi tre pengje të tjerë, duke shënuar lirimin e tij të gjashtë peng që nga fillimi i armëpushimit me Izraelin në janar.

Familjarë dhe të afërm të pengjeve u panë duke përqafuar të burgosurit e liruar ndërsa mbërritën në Khan Younis me autobusë dhe të burgosurit palestinezë u ngritën mbi supet e njerëzve mes këngëve e valleve, duke festuar ardhjen e tyre. Ata janë parë të përlotur teksa kanë shkëmbyer përqafime të sinqerta mes tyre. 

Emocionuese/ Palestinezët presin me festë pengjet e liruara nga

Lufta në Gazë u shkaktua nga sulmi i Hamasit ndaj Izraelit në tetor të vitit 2023, që shkaktoi vdekjen e 1,200 personave dhe gjatë të cilit grupi militant rrëmbeu 250 pengje. Kundërofensiva e Izraelit shkaktoi vdekjen e 48200 palestinezëve, mbi gjysma e të cilëve gra dhe fëmijë, sipas autoriteteve vendase, të cilat nuk i veçojnë viktimat civile nga militantët. Izraeli thotë se ky numër përfshin rreth 17000 militantë të vrarë.

Presidenti Trump ka përmendur një plan në bazë të së cilit Shtetet e Bashkuara do të marrin kontrollin mbi Gazën dhe palestinezët do të largoheshin në një vend të tretë, pa të drejtë kthimi. Shtetet e tjera rajonale, përfshirë Egjiptin, Jordaninë dhe Arabinë Saudite, e kanë kundërshtuar këtë ide.

Tags:

izrael hamas

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: