BOTA /

Ethet e luftës, Gjermania po përgatitet, kthen bodrumet dhe garazhet e shtëpive në strehimore

Shkruar nga Versus

Ethet e luftës, Gjermania po përgatitet, kthen bodrumet dhe garazhet e

Tensioni me Rusinë duket se po çon Gjermaninë në përgatitje për luftë. Shteti që ka 84 milionë banorë, ka strehimore të nëndheshme për vetëm 480.000 qytetarë.

Për këtë arsye Ministria e Brendshme njoftoi këtë të hënë se Gjermania po harton një listë të strehimoreve që qytetarët mund t'i përdorin në raste urgjente.

Lista do të përfshijë stacionet e trenave nëntokësore dhe parkingjet e makinave, si dhe ndërtesat qeveritare dhe pronat private.

Gjithashtu do të përpilohet një rrjetë dixhitale e strehimoreve emergjente në mënyrë që qytetarët t'i gjejnë ato sa më shpejt duke përdorur një aplikacion të telefonit celular.

Qytetarët do të inkurajohen gjithashtu që të krijojnë strehimore në shtëpitë e tyre duke rindërtuar bodrumet dhe garazhet.

Zëdhënësi i ministrisë nuk pranoi të jepte një plan kohor, duke thënë se ishte një projekt i madh që do të merrte pak kohë dhe do të përfshinte Zyrën e Mbrojtjes Civile dhe Ndihmës ndaj Fatkeqësive dhe autoritete të tjera shtetërore.

Pikat kryesore të planit u dakordësuan në një konferencë të zyrtarëve të lartë në verë dhe tani po shqyrtohen nga një grup pune.

Gjermania, siç raportohet nga AFP ka 579 strehimore për 84 milionë banorët e saj. Ato janë të epokës së Luftës së Dytë Botërore dhe Luftës së Ftohtë. Në të kaluarën, vendi kishte rreth 2000 strehimore.  

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: