BOTA /

“Financoi të majtën ekstreme”, Trump “shkrin” USAID-in! Pezullon 10 mijë punonjës në gjithë botën

Nga e premtja pjesa më e madhe e punonjësve amerikanë në të gjithë botën, do të kthehen në shtëpi.

Shkruar nga Versus

“Financoi të majtën ekstreme”, Trump “shkrin”

SHBA- Presidenti Donald Trump ka firmosur së fundmi pezullimin nga puna për 10 mijë punonjës të USAID në të gjithë botën. Pak ditë pasi ngriu fondet për Agjencinë Amerkikane për Zhvillim Ndërkombëtar, ndaj të cilës ka pasur akuza duke e cilësuar si “financuese e politikave ekstreme të majta”, Trump tashmë ka lënë pa punë mijëra punonjës në të gjithë botën.

"Të premten, më 7 shkurt 2025, në orën 23:59 (EST) i gjithë personeli i USAID-it me punësim të drejtpërdrejtë do të vendoset në pushim administrativ globalisht," thuhet në një njoftim në faqen e internetit të USAID-it, e cila nuk funksionon që nga fundjava.

Të përjashtuar nga masa janë vetëm disa përgjegjës për funksionet kritike të misionit.

Sipas Shërbimit të Kërkimeve të Kongresit (CRS), fuqia punëtore e USAID-it arrin në më shumë se 10,000, me rreth dy të tretat e këtij stafi që shërbejnë jashtë shtetit. Agjencia ka më shumë se 60 misione vendore dhe rajonale.

Për stafin e USAID-it jashtë shtetit, Uashingtoni po përgatiste një plan në koordinim me Departamentin e Shtetit dhe do të paguante për udhëtimin e kthimit të personelit në Shtetet e Bashkuara brenda 30 ditëve, thuhej në njoftim. Ai shtoi se udhëheqja e USAID-it do të shqyrtonte përjashtimet rast pas rasti bazuar në vështirësitë personale ose shqetësimet mbi lëvizshmërinë dhe sigurinë.

“Faleminderit për shërbimin”, përfundonte njoftimi.

Vendimi vjen ndërsa Presidenti Donald Trump shkriu USAID-in, agjencinë kryesore humanitare të Uashingtonit që shpërndan ndihma me vlerë miliarda dollarë jashtë vendit, me Departamentin e Shtetit dhe në mënyrë efektive e çmonton agjencinë si një ent të pavarur.

Të hënën, Sekretari i Shtetit Marco Rubio u tha gazetarëve se ai tani ishte ushtruesi i detyrës së kreut të USAID-it, duke e quajtur agjencinë "plotësisht të papërgjegjshme" dhe duke akuzuar stafin atje se "nuk dëshironte t'u përgjigjej pyetjeve të thjeshta" në lidhje me programet.

Edhe multimilarderi Elon Musk pati akuza të forta ndaj agjencisë duke e konsideruar si financuese të politikave ekstreme të së majtës. 

Ditë më parë, u njoftua pezullimi i fondeve për programet e USAID në Shqipëri. Edhe punonjësit e USAID në Shqipëri duke nisur nga e premtja do të kthehen në SHBA ku po bëhet shqyrtimi i të gjithë fondeve që Amerika shpërndan për vende të ndryshme në gjithë botën. Versus.al

Poll