
Itali- Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka mbajtur nëj fjalim para mbështetësve pas fitores së partisë së saj “Fratelli d’Italia” në zgjedhjet për Parlamentin Europian ku arriti të siguronte 29% të votave në vend.
Meloni e konsideroi mbrëmjen e djeshme si më të bukurën e politikës për të ndërsa tha se tanimë Italia prezantohet në G7 dhe në Europë me qeverinë më të fortë prej të gjitha vendeve.
“Ne u pamë këtu para dy vitesh dhe ishte një natë e bukur, për mua kjo është edhe më e bukur. Pas dy vitesh qeverisje në situatën më të keqe të mundshme, vota juaj na tha shumë”- u shpreh Meloni teksa komentonte zgjedhjet.
"Italia prezantohet në G7 dhe në Evropë me qeverinë më të fortë nga të gjitha, është një kënaqësi dhe gjithashtu një përgjegjësi e madhe"- shtoi ajo.
Meloni ka pasur mjaft kritika së fundmi në Itali lidhur edhe me marrëveshjen për strehimin e emigrantëve në Shqipëri që do t’i kushtojë shtetit italian miliona euro. Sa i takon sulmeve mbi marrëveshjen, Meloni gjatë vizitës së saj në Gjadër, ditë më parë u shpreh se kjo ishte bërë për ta sulmuar atë politikisht dhe se nuk kishte lidhje me qeverinë e kryeministrit Edi Rama. Versus.al








