"Faleminderit që më sollët përsëri në shesh"
Këto ishin fjalët e fundit të Papa Francceskut për infermierin e tij personal Massimiliano Strappetti që e inkurajoi atë të bënte turneun e Popemobile nëpër turmë të dielën e Pashkëve, shkruan media italiane TgCom24.
Qeveria italiane ka shpallur pesë ditë zie kombëtare nga e marta deri të shtunën: një zgjedhje e bërë nga kryeministrja Giorgia Meloni por e pranuar 'nga të gjithë' është shprehur ministri për Mbrojtjen Civile dhe Politikat Detare, Nello Musumeci.
Kongregacioni i parë i Përgjithshëm i Kardinalëve u mblodh në Sallën e Sinodit, një ditë pas vdekjes së Papës i cili vendosi datën e funeralit që do të kremtohet të shtunën në mëngjes në orën 10, në një ceremoni të kryesuar nga Kardinali Dekan Giovanni Battista Re.
Nesër trupi i Papës do të transferohet në sheshin Shën Pjetrin, ku do të qëndrojë i ekspozuar deri të premten për besimtarët për të bërë nderimet e fundit./Versus.al








