Live Updates /

Vatikani publikon FOTO-t e para të trupit të Papa Françeskut! Të shtunën i jepet lamtumira e fundit!

*Vatikani ka publikuar fotot e para të Papa Françeskut brenda arkivolit të tij, si pjesë e ritualit për të konfirmuar vdekjen e tij, siç kërkohet nga protokolli. * Akti u ratifikua nga Kardinali Farrell dhe procesi zgjati pak më pak se një orë. *Trupi i Papës më pas pritet të transferohet në Bazilikën e Shën Pjetrit , ku besimtarët do të kenë mundësinë të bëjnë nderimet e tyre. *"Faleminderit që më sollët përsëri në shesh". Këto ishin fjalët e fundit të Papa Françeskut për infermierin e tij personal Massimiliano Strappetti që e inkurajoi atë të bënte turneun e Popemobile nëpër turmë të dielën e Pashkëve

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Vatikani ka publikuar fotot e para të Papa Françeskut brenda arkivolit të tij, si pjesë e ritualit për të konfirmuar vdekjen e tij, siç kërkohet nga protokolli. * Akti u ratifikua nga Kardinali Farrell dhe procesi zgjati pak më pak se një orë. *Trupi i Papës më pas pritet të transferohet në Bazilikën e Shën Pjetrit , ku besimtarët do të kenë mundësinë të bëjnë nderimet e tyre. *"Faleminderit që më sollët përsëri në shesh". Këto ishin fjalët e fundit të Papa Françeskut për infermierin e tij personal Massimiliano Strappetti që e inkurajoi atë të bënte turneun e Popemobile nëpër turmë të dielën e Pashkëve

4 Postime
1 ORE ME PARE

Lidhja shpirtërore e Papa Françesku me kishën ku vendosi të varrosej dhe legjenda e borës së gushtit

Vatikani publikon FOTO-t e para të trupit të Papa Françeskut!

Një javë para se të vdiste, Papa Françesku ishte larguar nga Vatikani dhe kishte vizituar një kishë në Romë për t'u lutur.

Ishte Santa Maria Maggiore , e njëjta kishë në të cilën ai kishte vendosur vite më parë të varrosej.

Françesku bëri dhjetëra vizita në Santa Maria gjatë 12 viteve të papatit të tij.

Ai iu lut asaj herët në mëngjesin e 14 marsit 2013, një ditë pasi u bë Papë. Ai kishte shkuar atje për t'u lutur për përfundimin e pandemisë së koronavirusit në vitin 2020, ndërkohë që izolimi ishte në fuqi, por edhe pas operacioneve abdominale që kishte në 2021 dhe 2023. Ai zgjodhi të njëjtën kishë për t'u lutur përpara çdo udhëtimi të tij jashtë vendit.

Tempulli ndodhet 4 kilometra larg Vatikanit, raporton Reuters , dhe është një nga katër bazilikat papale në Romë.

Tavani i kishës thuhet se është bërë me ar të sjellë nga Bota e Re nga Christopher Columbus.

Brenda kishës është një ikonë e Virgjëreshës Mari, "Salus Populi Romani" ("Për shëndetin e popullit romak"). Një vazo me trëndafila të artë, e dhuruar nga Françesku në vitin 2023, qëndron mes shandanëve poshtë figurës.

Në të njëjtën kishë ndodhet një statujë e Marisë, si Mbretëresha e Paqes, e porositur nga Papa Benedikti XV në 1918 për t'i kërkuar Zotit t'i japë fund Luftës së Parë Botërore.

Vatikani publikon FOTO-t e para të trupit të Papa Françeskut!

Vatikani publikon FOTO-t e para të trupit të Papa Françeskut!

Historia e tempullit shkon prapa në shekullin e 5-të, një monument i gjallë nga kohët e hershme të krishterimit.

Ajo u themelua në vitin 432 , një vit pas Koncilit të Efesit që e shpalli Marinë Nënën e Zotit. Është e vetmja bazilikë në Romë që ruan strukturën e hershme të krishterë (zakonisht një ndërtesë drejtkëndëshe), megjithëse janë bërë shumë shtesa të mëvonshme.

Një legjendë, e përshkruar në një mozaik të shekullit të 13-të në një ballkon të bazilikës, tregon për një reshje të mrekullueshme të borës në verë që ndodhi në vendin e kishës ku u ndërtua kisha më vonë.

Romakët mblidhen më 5 gusht për të festuar mrekullinë e La Madonna Della Neve , Virgjëreshës së Dëborës.

Legjenda thotë se një çift i pasur pa fëmijë donte t'i dhuronte gjërat e tyre Virgjëreshës Mari. Ajo u shfaq në një vegim dhe u tha atyre të ndërtonin një kishë për nder të saj ku do të ndodhte një mrekulli. Një natë gushti 352, thotë legjenda, bora ra në kodrën ku ndodhet sot bazilika.

Vatikani publikon FOTO-t e para të trupit të Papa Françeskut!

Lidhja shpirtërore e Papës me kishën

Në testamentin e tij, të publikuar dje, ditën e vdekjes, Françesku kërkoi të varrosej në një varr të thjeshtë, në tokë dhe jo në një kripte. Ai kërkoi që në gur varri të shënohej vetëm fjala "Franciscus", emrin e tij.

Vendimi i Françeskut për t'u varrosur larg Vatikanit thyen një traditë që ka zgjatur për më shumë se një shekull. Papa i fundit që u varros jashtë Vatikanit ishte Leo XIII në 1903.

Shtatë papë dhe disa personalitete janë varrosur në bazilikë, duke përfshirë kardinalin Bernard Law, ish-kryepeshkop i Bostonit, i njohur për rolin e tij në fshehjen e abuzimit seksual të fëmijëve nga priftërinjtë. Papa i fundit që u varros atje ishte Klementi IX në vitin 1669.

Në të njëjtën kishë është varrosur edhe skulptori dhe arkitekti i madh Gian Lorenzo Bernini, i cili ndër të tjera ka projektuar sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan./Versus.al

4 ORE ME PARE

 Fjalët e fundit të Papa Françeskut për infermierin e tij, Italia shpall 5 ditë zie kombëtare

Vatikani publikon FOTO-t e para të trupit të Papa Françeskut!

"Faleminderit që më sollët përsëri në shesh"

Këto ishin fjalët e fundit të Papa Francceskut për infermierin e tij personal Massimiliano Strappetti që e inkurajoi atë të bënte turneun e Popemobile nëpër turmë të dielën e Pashkëve, shkruan media italiane TgCom24.

Qeveria italiane ka shpallur pesë ditë zie kombëtare nga e marta deri të shtunën: një zgjedhje e bërë nga kryeministrja Giorgia Meloni por e pranuar 'nga të gjithë' është shprehur ministri për Mbrojtjen Civile dhe Politikat Detare, Nello Musumeci.

Kongregacioni i parë i Përgjithshëm i Kardinalëve u mblodh në Sallën e Sinodit, një ditë pas vdekjes së Papës i cili vendosi datën e funeralit që do të kremtohet të shtunën në mëngjes në orën 10, në një ceremoni të kryesuar nga Kardinali Dekan Giovanni Battista Re.

Nesër trupi i Papës do të transferohet në sheshin Shën Pjetrin, ku do të qëndrojë i ekspozuar deri të premten për besimtarët për të bërë nderimet e fundit./Versus.al

 

 

9 ORE ME PARE

Vatikani publikon FOTO-t e para të trupit të Papa Françeskut

Vatikani publikon FOTO-t e para të trupit të Papa Françeskut!

Vatikani ka publikuar fotot e para të Papa Françeskut brenda arkivolit të tij, si pjesë e ritualit për të konfirmuar vdekjen e tij, siç kërkohet nga protokolli. 

Sipas Vatican News, "gjatë ceremonisë në kapelën e Casa Santa Marta u lexua zyrtarisht shpallja e vdekjes. Akti u ratifikua nga Kardinali Farrell dhe procesi zgjati pak më pak se një orë."

Trupi i Papës më pas pritet të transferohet në Bazilikën e Shën Pjetrit , ku besimtarët do të kenë mundësinë të bëjnë nderimet e tyre. Kardinalët takohen për herë të parë sot, me synimin për të caktuar datat si për transferimin e trupit ashtu edhe për varrimin.

Sipas kushtetutës apostolike Universi Dominici Gregis, e cila përcakton procedurat pas vdekjes së një Pape, shërbimi funeral duhet të kremtohet "midis ditës së katërt dhe të gjashtë nga vdekja e tij".

Kjo do të thotë se varrimi i Papa Françeskut mund të bëhet mes të premtes, 25 prill dhe të dielës, 27 prillit.

Sipas mediave italiane dhe në veçanti agjencisë kombëtare të lajmeve ANSA duke cituar burime nga Vatikani, data më e mundshme për ceremoninë duket të jetë e shtuna, 26 prill.

Vatikani publikon FOTO-t e para të trupit të Papa Françeskut!

Vatikani publikon FOTO-t e para të trupit të Papa Françeskut!

"Vdekja nuk mbaron gjithçka, diçka e re fillon"

Njëkohësisht, sot u bë publik një fragment i shkurtër nga teksti i Papës, i cili shërben si hyrje për librin e kardinalit italian Angelo Scola, i cili do të dalë së shpejti.

"Vdekja nuk përfundon gjithçka, diçka e re fillon." Është një fillim i ri, sepse me jetën e përjetshme – të cilën kushdo që e do e di tashmë në ekzistencën tonë tokësore, të përditshme – fillon diçka që nuk mbaron”, kishte shkruar Françesku.

“Pikërisht për këtë është një fillim i ri”. "Sepse ne do të përjetojmë diçka që nuk e kemi njohur kurrë në formën e saj të plotë: jetën e përjetshme" është trashëgimia që ai lë pas, me këtë tekst të shkurtër./Versus.al

11 ORE ME PARE

Vdekja e Papa Françeskut, arkivoli me trupin e pajetë ekspozohet sot në Vatikan! Të shtunën i jepet lamtumira e fundit

Vatikani publikon FOTO-t e para të trupit të Papa Françeskut!

Papa Françesku do të varroset të shtunën në Bazilikën e Santa Maria Maggiore larg mureve të Vatikanit, aty ku vetë ai e kishte përgatitur varrin për prehjen e përjetshme.

Trumpi i tij i Pajetë do të ekspozohet sot në Bazilikën e sheshit të Shën Pjetrit në Vatikan në mënyrë që besimtarët të kryejnë nderimet e duhura. Dje u krye gjithashtu tanatopraksia, duke u kujdesur që “çdo gjë të ishte në rregull për ruajtjen e përsosur të trupit, në mënyrë që ekspozimi i tij të bëhej me dinjitetin dhe respektin maksimal.”

Pas ceremonisë mortore, kalendari vijon sipas rregullave dhe afateve të përcaktuara me përpikëri. Për nëntë ditë me radhë do të kremtohen meshë në përkujtim të shpirtit të Françeskut – të ashtuquajturat novendiale. Më pas, sapo kardinalët të përfundojnë diskutimet për të përcaktuar profilin e Papës së ri, do të hapet Konklavi, midis ditës së 15-të dhe të 20-të pas ndarjes nga jeta të Françeskut, pra, më së voni deri më 10 maj. Por deri atëherë, eshtrat e Bergoglios do të jenë varrosur në Bazilikën e Santa Maria Maggiore. Françesku është Papa i parë i shekullit XX që prehet jashtë Vatikanit por jo i pari në histori. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: