BOTA /

FOTO / Tragjedi në Napoli. Shpërthen gazi në shtëpi, vdesin motër e vëlla, nëna dhe gjyshja nën rrënoja

Babai dhe një fëmijë 2 vjeçar u dërguan në spital në gjendje të rëndë. Vijojnë kërkimet për gjetjen e dy grave

Shkruar nga Versus

FOTO / Tragjedi në Napoli. Shpërthen gazi në shtëpi, vdesin

Një shpërthim tragjik si pasojë e një rrjedhje gazi shkatërroi një ndërtesë dy-katëshe në Saviano të Italisë mëngjesin e sotëm, duke vrarë motër e vëlla përkatësisht 4 dhe 6 vjeç, plagosur rëndë kryefamiljarin dhe një fëmijë 2 vjeçar, ndërkohë që nëna dhe gjyshja e fëmijëve rezultojnë të jënë ende nën rrënoja. Shpërthimi ka ndodhur në shtëpinë e gjyshes në katin e dytë të banesës. Në katin e parë të saj jetonte një familje me pesë anëtarë, babai, nëna dhe tre fëmijët e vegjël.

Fatkeqësisht si pasojë e shpërthimit ka humbur jetën një vajzë 4-vjeçare dhe vëllai i saj 6-vjeçar. Babai i tyre është transportuar në gjendje të rëndë për jetën në spitalin Cardarelli bashkë me djalin e vogël 2-vjeçar, i cili u nxorr i gjallë nga rrënojat. Ndërsa bashkëshortja dhe nëna e burrit të shpëtuar vijojnë të jenë ende nën rrënoja dhe nuk dihet nëse janë gjallë apo jo.

FOTO / Tragjedi në Napoli. Shpërthen gazi në shtëpi, vdesin

Në vendngjarje ndodhen zjarrfikësit, karabinierët, policia dhe vullnetarë që vazhdojnë të gërmojnë.

Shpërthimi i gazit LPG ka ndodhur në katin e dytë, ku banonte gjyshja, ndërsa nëna, babai dhe tre fëmijët ndodheshin në katin e parë. Djali 2-vjeçar u arrit të nxirrej i gjallë nga rrënojat u transportua në spitalin Santobono në Napoli, ndërsa babai i tij, i cili ndodhet në gjendje të rëndë, ndodhet në Cardarelli.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: