
Pas sulmeve të njëpasnjëshme në zona të ndryshme të Bejrutit në Liban duke lënë qindra të vdekur, Izraeli ka bombarduar mbrëmë qendrën e kryeqytetit, ku dyshohet se ishte e organizuar qendra komanduese dhe kontrolluese e Hamasit.
Kjo është hera e parë që Izraeli ka goditur Bejrutin jashtë periferive jugore që prej fillimit të luftës. Zhurma e shpërthimit u dëgjua në të gjithë qytetin, ndërsa zona është pika e referimit në Bejrut ku taksitë dhe autobusët mblidhen për të marrë pasagjerët.
Deri më tani, Izraeli i kishte kufizuar sulmet e tij në kryeqytetin e Libanit, vetëm në zonat periferike jugore por tashmë duket se sulmet përfshijnë edhe zonat e tjera të kryeqytetit. Si pasojë e bombardimit të ndodhur mbrëmë, mbetën të vdekur 12 qytetarë libanezë. Ndërkohë numri i sulmeve të djeshme izraelite në Liban është të paktën 109 të vdekur dhe 364 të plagosur. Kjo u njoftua sot nga Ministria e Shëndetësisë e Bejrutit.
Lindja e Mesme duket se ka hyrë drejt kaosit pa kthim, ndërsa Irani pas vrasjes së kreut të Hezbollahut, Hasan Nasrallah ka thirrur mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit në OKB duke paralajmëruar për luftë totale në rajonin e trazuar. Versus.al








