Sezoni i verës është një prej periudhave ku më së shumti emigrantë të paligjshëm nga vende të ndryshme tentojnë të kalojnë kanalin La Mansh për të shkuar nga Franca drejt Mbretërisë së Bashkuar.
Por së fundmi duket se policia franceze ka vendosur të ndryshojë taktikë. Në pamjet e publikuara nga BBC, shihet teksa dhjetëra emigrantë po tentonin të largoheshin me një gomone, por policia ka ndërhyrë duke çarë me thikë gomonet.
Të gjithë personat në bord arritën të shkonin shëndoshë e mirë në breg.
Me një rritje të ndjeshme të numrit të atyre që bëjnë kalimin e paligjshëm këtë vit, incidenti tregon sfidën e madhe me të cilën përballen autoritetet në përpjekjen për të ndaluar operacionet e kontrabandës që përfitojnë nga kjo rrugë, si dhe vështirësitë me të cilat përballet policia franceze.
Oficerët pengohen me ligj të ndërhyjnë pasi një varkë është në ujë, dhe veprojnë në një hapësirë shumë të gjatë të vijës bregdetare franceze nga ku nisen pikat e kalimit. Versus.al







