BOTA /

Franca në krizë totale politike pas rrëzimit të qeverisë, Macron i drejtohet sot kombit francez

Shkruar nga Versus
Franca në krizë totale politike pas rrëzimit të
Kryeministri francez Michel Barnier dhe presidenti Emanuel Macron

Francë- Presidenti francez Emmanuel Macron të enjten do të kërkojë mënyra për të dalë nga kriza politike e Francës, pasi dje Michel Barnier u bë kryeministri i parë që u rrëzua nga parlamenti në më shumë se gjashtë dekada.

Ligjvënësit votuan të mërkurën për të rrëzuar qeverinë e Barnier pas vetëm tre muajsh në detyrë, duke miratuar një mocion mosbesimi të propozuar nga e majta e fortë, por që në mënyrë thelbësore u mbështet nga e djathta ekstreme e kryesuar nga Marine Le Pen.

Rrëzimi në kohë rekord i Barnier vjen pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare këtë verë, të cilat rezultuan në një parlament ku asnjëra prej partive nuk arriti të siguronte shumicën e përgjithshme dhe duke bërë që e djathta ekstreme të mbajë çelësin e mbijetesës së qeverisë.

Macron tani ka detyrën për të zgjedhur një pasardhës të mundshëm për kryeministër, ndërkohë që atij vetë i kanë mbetur 2 vite nga mandati presidencial, kur të gjithë në Francë po i bëjnë thirrje të japë dorëheqjen.

Barnier do t'i paraqesë Macron dorëheqjen e qeverisë së tij të enjten në mëngjes. Më pas Macron do t’i drejtohet kombit francez në një deklaratë në orën 19:00.

Mocioni i mosbesimit, i sjellë nga e majta e fortë në Asamblenë Kombëtare, erdhi në mes të një bllokimi mbi buxhetin shtrëngues të vitit të ardhshëm, pasi kryeministri të hënën detyroi një projekt-ligj për financimin e sigurimeve shoqërore pa votim. Me mbështetjen e së djathtës ekstreme, një shumicë prej 331 deputetësh në dhomën prej 577 anëtarësh u votua për rrëzimin e qeverisë duke e futur Francën në një krizë të thellë politike. Versus.al

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: