BOTA /

Franca paralajmëron Trump pas komenteve për Grenlandën: BE nuk do të tolerojë sulmet në kufijtë e saj

Ministri i Jashtëm francez thotë se nuk mendon se ka gjasa që SHBA të pushtojë Grenlandën, por thekson nevojën që Evropa të "zgjohet".

Shkruar nga Versus
Franca paralajmëron Trump pas komenteve për Grenlandën: BE nuk do
Jean-Noel Barot

Franca ka paralajmëruar sot Donald Trump pas komentit të tij se Greolanda mund të jetë shteti i 51 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gjatë një interviste për radion publike Francë Inter, ministri i jashtëm francez Jean-Noel Barot duke iu referuar Elon Musk është shprehur se Komisioni Europian duhet të përdor legjislacionin ekzistues në një mënyrë shumë strikte.

"Ose Komisioni Evropian do të zbatojë me vendosmërinë maksimale ligjet ekzistuese për të mbrojtur pozicionin tonë unik ose jo dhe në atë rast duhet të shqyrtojë delegimin e kësaj mundësie tek vendet anëtare të BE-së, Franca," tha Barot.

Gjithashtu komenteve të Presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump për pronësinë dhe kontrollin e Grenlandës , e cila ka qenë pjesë e Danimarkës për më shumë se 600 vjet, Barot tha se BE nuk do të lejojë vendet e tjera të sulmojnë kufijtë e sovranit të saj.

“Natyrisht nuk bëhet fjalë që BE-ja të lejojë vendet e tjera në botë të sulmojnë kufijtë e saj sovranë, sido që të jenë ata... Ne jemi një kontinent i fortë”, komentoi ministri francez. Barot, shtoi ai nuk beson se SHBA do të pushtojë këtë ishull të madh Arktik.

“Nëse më pyesni nëse mendoj se SHBA do të pushtojë Grenlandën, përgjigja ime është jo. Por nëse (ju pyesni nëse) kemi hyrë në një periudhë ku mbizotëron më i forti, atëherë përgjigja ime është po”, shtoi ai, duke përfunduar se BE-ja nuk duhet ta lejojë veten të frikësohet apo të shqetësohet tepër, por duhet të zgjohet dhe të forcoj kufijtë e saj.

Në intervistën e tij, Barrot iu referua gjithashtu dhe sanksioneve të BE-së kundër Sirisë. Barot u shpreh se bisedimet janë duke u zhvilluar me partnerët e BE-së për mundësinë e heqjes së sanksioneve të tjera që varen nga përparimi në fusha të tilla si të drejtat e grave dhe siguria në Siri./Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: