Një pengmarrje po zhvillohet në burgun e Arles në jug të Francës.
Sipas mediave lokale, një i burgosur ka marrë peng me armë, katër anëtarë të stafit mjekësor dhe një roje burgu.
Me 159 vende dhe 137 të burgosur që vuajnë dënime të gjata, burgu i Arles ka qenë objekt ankesash në të kaluarën për shkak të mbipopullimit, por vitet e fundit nuk e ka kaluar asnjëherë 85%.
Shërbimet e urgjencës dhe drejtuesit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.
Gjithashtu u saktësua se i burgosuri ka ‘profil psikiatrik’.







