BOTA /

''Fshihen oficerë amerikanë'', Pasdaranët thirrje për evakuim të banorëve në Dubai, Doha e Katar: Do sulmojmë

Shkruar nga Versus

''Fshihen oficerë amerikanë'', Pasdaranët

Pasdaranët iranianë kanë lëshuar një paralajmërim për evakuim për banorët e disa vendeve të caktuara në Emiratet e Bashkuara Arabe, konkretisht në Dubai, Doha dhe Katar.

“Në këto zona ndodhen të fshehur oficerë dhe ushtarë amerikanë, prandaj disa prej këtyre vendeve mund të sulmohen në orët e ardhshme”, thuhet në deklaratë.

“Pavarësisht paralajmërimeve tona, udhëheqësit tuaj u kanë dhënë strehë amerikanëve dhe kanë lejuar që territoret tuaja të përdoren për të sulmuar Iranin”, shtojnë më tej Pasdaranët.

Kujtojmë që në Dubai ka me mijëra shqiptarë rezidentë, ndërsa qindra të tjerë ndodhen në Katar e Doha. Një rrezik i mundshëm atje do të bënte të detyrueshëm evakuimin e tyre për në Shqipëri. Versus.al

Poll