BOTA /

Gjykata ‘fundos’ drejtuesen e ekstremit të djathtë në Francë, Le Pen dënohet me 4 vite burg

Le Pen u gjobit gjithashtu me 100 mijë euro.

Shkruar nga Versus
Gjykata ‘fundos’ drejtuesen e ekstremit të djathtë në
Marine Le Pen në gjykatë

Pasi e shpalli fajtore për përvetësimin e rreth 2.9 milionë euro të BE për interesa të partisë së saj “Tubimi Kombëtar” në Francë, Marine Le Pen është dënuar me 4 vite burg të cilat i konvertohen në 2 vite mbikëqyrje me byzylyk elektronik.

Le Pen-it i ndalohet që të mbajë poste publike për 5 vitet e ardhshme, duke shkaktuar kështu një goditje të rëndë për ekstremin e djathtë në Francë në kohën kur sapo kishte fituar terren para përballjes në zgjedhjet presidenciale të 2027-ës.

Bashkë me 56-vjeçaren Le Pen, nëntë figura nga partia e saj Tubimi Kombëtar janë dënuar edhe 12 bashkëpunëtorë të saj në skemën e cila në total ka shkaktuar dëmin prej 2.9 milionë eurosh.

Ajo u largua nga salla e gjyqit pasi u shpall dënimi dhe sanksioni i saj, por përpara se gjyqtari të shpallte vendimet për një dënim të mundshëm me burg dhe gjobë 100 mijë euro. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: