BOTA /

Goditi me thikë për vdekje 19-vjeçarin në Angli, shpallet fajtor 23-vjeçari shqiptar (EMRI)

Një 23-vjeçar me origjinë shqiptare është shpallur fajtor për vrasjen e një 19-vjeçari në Anfgli në Finsbury Park.

Shkruar nga Versus

Goditi me thikë për vdekje 19-vjeçarin në Angli, shpallet

Një 23-vjeçar me origjinë shqiptare është shpallur fajtor për vrasjen e një 19-vjeçari në Angli në Finsbury Park. Bëhet fjalë për Kevin Peraj i cili pasi goditi për vdekje me thikë Ahmed Habibin arriti të largohej drejt Shqipërisë përmes kanalit të La Manshit.

Një tjetër i ri, pasagjer në makinë, mbeti i plagosur lehtë. Hetimet zbuluan se sulmi kishte ndodhur më herët në Seven Sisters Road dhe Peraj ishte kapur në kamera teksa sulmonte pasagjerin.

Ai u kap nga policia britanike më 16 korrik e më pas u arrestua për vrasje sapo u rikthye në Britaninë e Madhe. Pas një gjyqi gjashtë-javor, Gjykata e Kurorës në Isleworth e shpalli fajtor për vrasje nga pakujdesia. Ndërsa dënimi i tij do të jepet më 1 gusht.

Policia vijon hetimet pasi dyshohet se një tjetër person ka qenë i përfshirë në sulm. Versus.al

Poll